Vendosni fjalën kyçe....

Maliq, plagosi gruan e djalin dhe nuk iu dorëzua policisë, 62-vjeçari ekzekutohet nga RENEA


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Qesarakë të Maliqit, ku një 62- vjeçar i identifikuar si Ramiz Muçollari, plagosi me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij, Pëllumbesha Muçollari 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij, Kamber Muçollari, 27 vjeç.

Pas marrjes së këtij njoftimi, policia ka shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar, i cili ishte i armatosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale.

Në vendngjarje, kanë mbërritur Forcat Speciale “Renea”, të cilët në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, mbajtën të rrethuar zonën, ndërsa 62-vjeçari nuk ka pranuar të dorëzohet dhe vijoi të qëllojë në drejtim të forcave të Policisë.

Pas tentativave të dështuara për t’u dorëzuar, RENEA e ka ekzekutuar atë.

Aktualisht dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se shtetasi Ramiz Muçollari vuan nga probleme të shëndetit mendor.