Vendosni fjalën kyçe....

A do vijojë Game of Thrones? Aktori kryesor sqaron fansat


Jon Snow me sa duket nuk do”kthehet”.

Kit Harington ka mbyllur bisedimet për sa i përket një serie vijuese të një prej serialeve më të suksesshëm si “Game of Thrones”.

“Tani për tani nuk ka plane për të. Është jashtë tryezës për një afat të parashikueshëmn,” tha Harington për Associated Press në një intervistë të martën, ndërsa promovonte filmin e tij të ri, “Blood for Dust”.

“Game of Thrones” përfundoi në vitin 2019 pas tetë sezonesh, por perspektiva e serive ndjekëse ishte e paqartë.

Ndjekësve iu desh të prisnin tre vjet për të vetmin që është transmetuar deri më tani, serialin e HBO “House of the Dragon”, i vendosur dy shekuj përpara “Game of Thrones”.

Një zëdhënës i HBO nuk pranoi të komentojë për AP.