Vendosni fjalën kyçe....

Bie zjarr në një rrobaqepësi në Tiranë


Përfshihet nga flakët godina e një rrobaqepësie në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites së sotme, në një rrobaqepësi në rrugën “Budi” në kryeqytet.

Biznesi mësohet se është nën pronësinë e shtetasit 37-vjeçar me inicialet E.SH.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

“Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:00, në rrugën “Budi”, ka rënë zjarr në rrobaqepsinë e shtetasit E. Sh., 37 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e forcave zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”– thotë policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *