Oficerët e policisë kanë nxjerrë armët brenda Dhomës së Përfaqësuesve në Uashington, pasi protestuesit pro-Trumpit hynë në ndërtesën e Dhomës së Përfaqësueseve, shkruan NY Times.
Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë se të paktën dy oficerë kanë drejtuar armët e tyre drejt dyerve të Dhomës, të cilat dukeshin se ishin barrikaduar me një lloj tavoline të madhe.
Në foto vërehet se kishte disa të çara në derë.