Vendosni fjalën kyçe....

ISIS shfaqet në Irak, sulmon repartin ushtarak e shkakton 11 viktima


Pesë anëtarë të një milicie fisnore dhe gjashtë civilë thuhet se u vranë pas një sulmi mbi një postë policie jashtë kryeqytetit Irakian, Bagdad. Sulmi u nis nga grupi terrorist ISIS, raportoi AFP, duke cituar burime të forcave të sigurisë.

Sulmi ndodhi në zonën e al-Radhwaniya të dielën vonë, ndërsa militantët u përpoqën të merrnin kontrollin e një poste policie monitorimi, me pamje nga periferitë në perëndim të Bagdadit, njoftoi agjencia.

Militantët sulmuan duke përdorur armë automatike dhe granata mbi anëtarët e forcave fisnore të Hashed, të lidhura me qeverinë irakiane.

“ISIS sulmoi kullën e monitorimit, duke vrarë pesë anëtarë të fisit Hashed dhe gjashtë banorë lokalë të cilët kishin ardhur për të ndihmuar në zmbrapsjen e sulmit.” – citoi AFP të thoshte një burim sigurie.

Përveç 11 personave që u vranë në sulm, tetë të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital, sipas zyrtarëve të shëndetësisë. Vendi i sulmit ndodhet rreth 22 km në jug të Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *