Prokurimet publike pezulluan për rreth një muaj procedurat për dhënien e tenderave për shërbimet shtetërore.
Por pas zhbollikimit të tyre presupozohej se ato do orientoheshin drejt rimëkëmbjes ekonomike sipas ekonomistit Zef Preçit apo do i jepej përparësi shëndetësisë.
Në një postim në rrjetet sociale Preçi ka zbuluar shpalljen e një tenderi nga Bashkia Krujë e cila ka hapur pranimin e ofertave për ruajtjen fizike të eskavatorit të bordit të kullimit.
Me një vlerë prej rreth 25 milionë lekë të vjetra për një periudhë 2 vjeçare, Bashkia Krujë kërkon të ruajë një mjet për shërbime publike.
Shpallja mban datën 4 maj 2020 dhe firmën e kryetarit të Bashkisë Krujë, Artur Bushi.
Institucionet publike janë akuzuar për disa tendera në kohën e koronavirusit për të cilat edhe nga opozita ka pasur kallëzime penale.