Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Kurbin, plagosen dy persona


Të shtëna me armë janë regjistruar në Kurbin mbrëmjen e sotme.

Nga të shtënat me armë të plagosur kanë mbetur një 50-vjeçar me iniciale A.M dhe një person tjetër me iniciale K.I.30 vjeç.

Ata kanë marrë plagë në pjesën e këmbëve dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Akoma nuk dihet shkaku i atentatit ndaj dy personave të mbetur të plagosur. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të atentatit me armë zjarri dhe të identifikojnë autorin apo autorët, pasi ende nuk është e qartë se si ka ndodhur ngjarja

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *