Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet këshilltari për koronavirusin në Britani, shkeli rregullat e karantimit


Profesor Neil Ferguson, epidemiolog, modelimi i të cilit ndihmoi në formimin e strategjisë së izolimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit në Britani, është larguar nga detyra si këshilltar i qeverisë pasi theu rregullat duke pritur vizita nga të afërmit në shtëpinë e tij.

Ferguson drejtonte grupin e shkencëtarëve në Imperial College London, parashikimet e të cilit ndihmuan në bindjen e ministrave për nevojën për të imponuar rregulla të rrepta të distancimit fizik, ose të rrezikonin “bombardimin” e spitaleve, shkruan The Guardian.

Në një deklaratë të martën, ai tha se po hiqte dorë nga posti i tij në Grupin Këshillues Shkencor të qeverisë për Emergjencat (Sage), për një “gabim në gjykim”.

Vizitat kundërshtojnë qartë mesazhin e qeverisë “qëndroni në shtëpi, të shpëtoni jetë”, e cila i nxit njerëzit të qëndrojnë brenda familjes së tyre dhe të mos përzihen me anëtarët e familjeve të tjera.

“Unë e pranoj që kam bërë një gabim, kam gjykuar gabim dhe kam vepruar gabim. Prandaj, unë jam larguar nga Sage”, tha Ferguson.

Sipas tij, “kam vepruar me besimin se isha imun, pasi jam testuar pozitivisht për koronavirus dhe jam izoluar plotësisht për gati dy javë pas shfaqjes së simptomave.Më vjen keq për mesazhin negativ që përcolla tek njerëzit me veprimin tim të nxituar. Duhet të tregohesha një model në ndjekjen e rregullave të kësaj pandemia shkatërruese, por i zhgënjeva të gjithë. Njësoj si ju, edhe unë duhet të zbatoj çdo masë dhe udhëzim qeveritar, për këtë arsye e ndjej të nevojshme të jap dorëheqjen.”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *