Policia ka nxjerrë pamjet e nxjerrjes nga kanali të armëve të cilat dyshohen se u përdorur në krimin për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, disa ditë më parë në Shën Vlash.
Në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, nga Forcat Speciale “Renea” u bë e mundur gjetja e armëve të zjarrit të përdorura për të kryer krimin, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta shtetas.
Grupi hetimor ka bërë një lidhje mes ngjarjes së nodhur disa ditë më parë dhe atë të 2 marsit ku mbetën të vrarë edhe 2 persona të tjerë.
Për këto ngjarje policia arrestoi A. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe K. A., 22 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal.