Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Media e korruptuar, kundërshtarja ime më e madhe në zgjedhjet presidenciale


Presidenti amerikan Trump tha gjatë një interviste telefonike në ‘Fox & Friends’ se media e korruptuar mbetej kundërshtarja e tij më e madhe në zgjedhjet e vitit 2020 e jo ish-zv.presidenti Joe Biden.

“Kundërshtari im më i madh nuk është Joe Biden. Nuk janë demokratët. Është media e korruptuar.” – tha Trump.

“Ne kemi një media të korruptuar në këtë vend.” – shtoi ai.

Gjatë intervistës, presidenti foli për mediat dhe kujtoi konferencat e tij të përditshme për shtyp me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë vazhdimisht u them njerëzve këtu se ndaj meje po hedhin bomba çdo ditë njerëz që janë gazetarë krejtësisht të pandershëm. Ata po mbështesin pikëpamjet e së majtës radikale.” – theksoi ai.

Trump ia atribuoi konferencave të tij të përditshme për shtyp ndihmën në rritjen e sondazheve të tij dhe tha se gazetarët e njëanshëm ‘e bëjnë popullin tonë të zemëruar’.

“Unë i shoh këta njerëz, nga sytë e tyre del zjarr. Ata më bëjnë pyetje dhe unë shoh se zjarri digjet në sytë e tyre dhe unë po shikoj disa prej tyre. Unë i thashë, djalë, si mund të kesh kaq shumë urrejtje?”, tha ai.

Trump gjithashtu tha se Biden vazhdon të fshihet në bodrumin e tij për të shmangur mediat.

“Ai nuk del sepse nuk mundet. Ai nuk pranon asnjë pyetje nga gazetarët. Biden nuk del nga bodrumi i tij dhe nuk lejon asnjë pyetje në drejtim të tij.” – tha Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *