Vendosni fjalën kyçe....

“S’kam përgjigje të re për një këngë të vjetër” – Ç’thotë Rama kur pyetet për PPP-të e koncesionet


Kryeministri ka deklaruar se nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me PPP-të e koncesionet e dhëna nga qeveria e tij.

Në një intervistë për News24, Rama tha se nuk ka përgjigje të re për një këngë të vjetër.

 “Është një këngë e vjetër, kështu që nuk kam përgjigje të re për atë këngë.” – tha Rama.

Lidhur me heqjen e kufizimeve kreu i qeverisë the se këtë javë kanë nisur nga puna një numër i madh biznesesh që do pasohen nga një tjetër numër i lartë javën që vjen.

Ai tha se për vendosjen apo heqjen e kufizimeve vendosin ekspertët e shëndetit në vend dhe të dhënat nga spitalet lidhur me të infektuarit.

Kryeministri theksoi gjitashtu se ka nisur shpërndarja e pagës së luftës prej 400 mijë lekësh që do e përfitojë një kategori e madhe punonjësisht e të vetëpunësuarish.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *