Vendosni fjalën kyçe....

Universiteti në Japoni s’e lë koronavirusin t’i prishë ceremoninë e diplomimit, robotë në vend të studentëve (VIDEO)


Një universitet në Japoni e ka zhvilluar ceremoninë e diplomimit të studentëve, duke përdorur në vend të tyre robotë, të kontrolluar nga studentët e mbyllur në shtëpitë e tyre.

Stafi në Universitetin e Biznesit në Tokio, vendosi që ata të mos lejojnë masat e distancimit social, që të prishë ceremoninë e diplomimit.

Siç shkruan “Mirror”, studentëve të vetëizoluar, iu dha mundësia që të kontrollojnë robotët e quajtur ‘New Newme’, të cilët janë makineri të gjata, në formë njerëzore, që funksionojnë me katër rrota.

Mbi to ishte vendosur një fustan diplomimi, me një iPad në vend të fytyrës, në ekranin e së cilës shfaqeshin vetë studentët.

Universiteti tha se shpreson që qasja e tyre inovative  të bëhet një model për shkollat ​​në të gjithë vendin duke kërkuar shmangien e tubimeve masive.

Kryeministri japonez Shinzo Abe e zgjati gjendjen e jashtëzakonshme për kryeqytetin Tokio dhe gjashtë prefektura të tjera, për një periudhë prej rreth një muaj.

Deri tani ka 4,667 raste të koronavirusit dhe 94 persona që kanë humbur jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *