Një qytetar ka dalë para hyrjes së Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër zhvillimeve të fundit politike, në një kohë kur vendi e bota po përballen me një krizë shëndetësore.
Mediat në Kosovë shkruajnë se Reshit Gazhi ka shprehur pakënaqësinë që politikanët po merrem me të ardhmen e qeverisë, më shumë se me adresimin e pasojave të koronavirusit.
“Unë, sapo e kryeva një obligim qytetar! Shpreha paknaqësin time përmes kësaj parulle të cilën e vendosa pranë Kuvendit. PANDEMIA më e rrezikshme në Kosovë është POLITIKA. TURP”, ka shkruar ai.
Mirëpo, protestuesi rrezikon të marrë një gjobë nga 1 mijë deri në 2 mijë euro, për shkak se ka shpërfillur vendimin për bllokimin e lëvizjeve.