Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme në Xhafzotaj të Durrësit ku një 45-vjeçar ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij.
33-vjeçarja nuk i ka mbijetuar plagëve të marra ndërsa bashkëshorti i saj menjëherë pas krimit është larguar nga banesa.
45-vjeçari me iniciale L.C është vënë në kërkim nga policia me akuzat e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.
Njoftimi i policisë lokale:
Më datë 01.02.2020, rreth orës 23:55, shtetasi L.C.,45 vjeç, banues në Xhafzotaj, në banesën e tij, për motive të dobëta ka qëlluar me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C., 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Shtetasi L,C, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje tê tij janë vënë shërbimet e Policisë.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.