Vendosni fjalën kyçe....

Bie rritja ekonomike në Eurozonë, shkak tkurrja në Itali dhe Francë


Ekonomia e Eurozonës tregoi një performancë të dobët në fund të 2019-ës, ndërkohë që Franca dhe Italia pësuan një tkurrje të papritur. Rënia e dy prej ekonomive më të mëdha të bllokut ka sjellë rritjen më të ngadaltë në 7 vite dhe një goditje për qeveritë e këtyre vendeve.

Presidenti Emmanuel Macron ndodhet nën presion prej protestave mbi reformën e pensioneve, ndërsa koalicioni qeverisës në Itali po copëtohet nga brenda. Produkti i Brendshëm Bruto në Eurozonë u rrit me vetëm 0.1% në tremujorin e katërt, nga 0.3% rritje që tregoi në tremujorin e tretë.

Ekonomia franceze u tkurr me 0.1% dhe Italia publikoi një tkurrje me 0.3%. Megjithatë, ngadalësimi ekonomik mund të jetë i përkohshëm, ndërkohë që sondazhet tregojnë se më e keqja ka kaluar. Banka Qendrore Europiane ka bërë të ditur se rreziqet në perspektivë janë larguar, ndërsa Komisioni Europian raportoi një përmirësim të ndjesisë ekonomike, nxitur nga manifaktura dhe ndërtimi. Analistët thonë se pritet një vrull në vitin 2020, ndërkohë që tensionet tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë zbutur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *