Ditën e nesërme pritet të ketë një përkeqësim të motit në det.
Njoftimi është dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, që ka lajmëruar pronarët e anijeve që të bëjnë kujdes.
Në njoftim theksohet se bregdeti do përfshihet nga erëra të forta që do e vështirësojnë mjaft qarkullimin e mjeteve detare.
Ndërsa u bëhet thirrje pronarëve dhe administratorëve të anijeve të ndryshme që të marrin pasa për sigurimin e tyre në porte.
“Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton lundërtarët, pronarët e mjeteve detare, operatorët në portet e Shqipërisë dhe në hapësirën detare, që ditën e premte, të shtunë dhe të diel, në datat 1, 2 dhe 3 shkurt 2019, bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra me drejtim nga jugu në juglindje dhe forca e detit 7, shkalla Boufort, në det të hapur.
Drejtoria Detare iu bën thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në fushën e detarisë që të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rrisin shkallën e gatishmërisë së ekuipazhit në mjete” – thuhet në njoftim.