Vendosni fjalën kyçe....

Cili është pronari i dhjetëra objekteve të sekuestruara sot, u akuzua se u fsheh në makinën e ish-deputetit


Një numër i madh pronash të paluajtshme i janë sekuestruar një qytetari shkodran, i arrestuar në fund të vitit të shkuar pasi akuzohet për pastrim parash, ndërtim të paligjshëm dhe falsifikim.

Pronat e sekuestruar i përkasin Bardhok Planajt, i arrestuar nga policia më 4 dhjetor 2018.

Planaj ishte pjesë e një grupi prej 8 personash, 7 prej të cilëve u arrestuan pas një operacioni në Lagunën e Vilunit në vitin 2014, ku policia kapi 1 ton hashash.

Asokohe PD-ja deklaronte se Planaj ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku për t’i shpëtuar policisë.

Pronat e sekuestruara

Gjykata e Shkodrës miratoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestro pasurie pas referimit nga policia.

Prokuroria Shkodër, ka regjistruar aktet e dy procedimeve penale të vitit 2018 për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 248, 199/a/3 dhe 287 të Kodit Penal, pas dërgimit të materialeve referuese nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Bazuar nga hetimet, Prokuroria e Shkodrës, kërkoi përpara gjykatës sekuestron preventive të pasurive të paluajtshme e të luajtshme, me qëllim që disponimi i tyre të mos zgjatë pasojat e veprave penale të cituara më sipër apo t’i rëndojë ato, si edhe të shmangë çdo transaksion, tjetërsim apo veprim tjetër administrativ mbi të, çka do të shkaktonte kryerjen e veprave penale të tjera.

Andaj, në bazë të nenit 274 të K. Pr. Penale u vendos caktimi i masës së sigurimit pasuror e sekuestros preventive për pasuritë e mëposhtme;

I. Pasuri të paluajtshme:

1) Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 20 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3704

2) Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 46,8 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930

3) Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930

4) Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930

5) Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 943,7 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930

6) Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 1255,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200, fituar sipas lejes së legalizimit nr. 92580, datë 21.01.2015.

7) Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 548,65 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200

8) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 103 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200

9) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200

10) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200

11) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200

12) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200

13) Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 317,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200

14) Pasuria ndodhur në Dobraç, Njësi 198,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3204

15) Pasuria ndodhur në Dobraç, truall 922 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator sipas ref.3213 (kontratë këmbimi nr. 499/259, datë 12.02.2015 (mbi këtë truall pozicionohet objekti i legalizuar sipas ref.3200)

16) Pasuria ndodhur në Guci e Re, tokë arë 620 m2 në pronësi të Bardhok Planaj.

17) Pasuria ndodhur në Pulaj-Plazh, truall 8675 m2 në pronësi të Bardhok Planaj sipas ref.2087

II. Pasuritë e luajtshme

1) Automjet Toyota Hilux në pronësi të shtetasit Bardhok Planaj

2) Automjet Volksvagen Golf.

3) Automjet BMW.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *