Vendosni fjalën kyçe....

Ndërkombëtare

Putini urdhëron forcat e parandalimit bërthamor të Rusisë që të jenë në gatishmëri

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka urdhëruar forcat e parandalimit bërthamor të Rusisë që të jenë në gatishmëri të lartë. Mediet ruse raportojnë se Putin urdhëroi ushtrinë të vendosë forcat e parandalimit bërthamor të vendit në gatishmëri të lartë pas “deklaratave agresive” të NATO-s. “Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore…

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe: Mbështesim qytetarët tanë që duan të luftojnë kundër Putinit në Ukrainë

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss ka deklaruar se ajo i mbështet britanikët të cilët duan të shkojnë të luftojnë në Ukrainë. Ndërsa ishte e ftuar në programin e mëngjesit të së dielës në “BBC”, Truss u pyet nëse i mbështeste qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar për…

Ish-ministri ukrainas i mbrojtjes: Bjellorusia gati t’i bashkohet luftës krah Rusisë me kërkesë të Putinit

Andriy Zagorodnyuk, ish-ministri i mbrojtjes i Ukrainës, thotë se Bjellorusia është gati t’i shpallë luftë Ukrainës. Sikurse citon “The Guardian”, Zagorodnyuk ka deklaruar se kanë informacione për trupa ajrore nga Bjellorusia të ngarkuar në avionë për të hyrë në Ukrainë. “Republika e Bjellorusisë ka shumë gjasa t’i bashkohet luftës ruse…

Zelensky: Kemi ngritur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se Kievi ka ngritur zyrtarisht një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe ka kërkuar një seancë dëgjimore për rastin në fillim të javës së ardhshme. “Ukraina ka ngritur zyrtarisht një padi kundër Federatës Ruse në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në…

Peskov: Delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për bisedime me ukrainasit

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se delegacioni rus është gati të fillojë bisedimet me Ukrainën në Gomel. Sipas tij, delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi herët mëngjesin e sotëm për bisedime me palën ukrainase. “Në përputhje me marrëveshjen, delegacioni rus i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme,…

Trump për luftën në Ukrainë: Do të ishte shumë e lehtë për mua ta ndaloja këtë, Putini më kuptonte, Bideni është i dobët

Ish-presidenti Donald Trump ka komentuar situatën e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës duke bërë lëvdata për presidentin rus Vladimir Putin dhe për homologun tjetër të Ukrainës Volodymyr Zelensky. Ndërsa kritikoi liderët perëndimor, në veçanti presidentin aktual të SHBA-ve, Joe Biden. Siç shkruan CNN, Trump e quajti Zelensky-n “një burrë trim”…

Ushtria ukrainase thirrje qytetarëve: Bëni bomba, hiqni tabelat rrugore, punoni natën

Ushtria ukrainase ka nxjerrë disa udhëzime për njerëzit e zakonshëm për të forcuar lëvizjen e rezistencës civile. “Pavarësisht nëse keni armë apo municion apo jo, përdorni të gjitha mënyrat dhe mjetet e mundshme për të luftuar.”- bën thirrje ushtria sipas BBC-së. Njerëzve u është kërkuar që: -Heqin tabelat rrugore; -Rrëzojnë…