Vendosni fjalën kyçe....

Pa armë, qytetarët dalin duke ecur në rrugë drejt tankeve ruse për t’i ndaluar të hyjnë në Koryukivka (VIDEO)


Në rrjet po qarkullojnë video, që tregojnë qytetarët ukrainas që dalin duke ecur në rrugë për të penguar hyrjen e tankeve ruse në qytetin e tyre.

Skena është filmuar në qytetin Koryukivka, në rajonin e Chernihivit.

Sikurse vihet re, ata janë grumbulluar dhe kanë nisur të ecin në rrugë, pa marrë parasysh se mund të ketë pasoja të rënda për ta.

Zyrtarët i kanë paralajmëruar këtë mëngjes banorët të qëndrojnë në strehimore dhe jashtë rrugëve, por pavarësisht kësaj ata kanë zgjedhur këtë mënyrë për të ndihmuar.