Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria ukrainase thirrje qytetarëve: Bëni bomba, hiqni tabelat rrugore, punoni natën


Ushtria ukrainase ka nxjerrë disa udhëzime për njerëzit e zakonshëm për të forcuar lëvizjen e rezistencës civile.

“Pavarësisht nëse keni armë apo municion apo jo, përdorni të gjitha mënyrat dhe mjetet e mundshme për të luftuar.”- bën thirrje ushtria sipas BBC-së.

Njerëzve u është kërkuar që:

-Heqin tabelat rrugore;

-Rrëzojnë pemë për të bërë të pamundësuar lëvizjet;

– Të përdorin në mënyrë aktive pajisje ndezëse (granata, bomba) të krijuara vetë në shtëpi;

– Të shkatërrojnë qendrat kryesore të transportit;

-Të jenë më aktiv gjatë natës ose muzgut.