Rusia ka paralajmëruar Lituaninë për pasoja “serioze” pasi ndaloi transportin hekurudhor të disa mallrave në territorin rus të Kaliningradit. Rusia “me siguri do t’i përgjigjet veprimeve të tilla armiqësore”, tha zyrtari i lartë i sigurisë Nikolai Patrushev. Lituania thotë se po ndjek vetëm sanksionet e BE-së të vendosura për pushtimin…
Një lajm i pazakontë vjen nga Katari që tremb paksa tifozët që do të shkojnë atje për të ndjekur Botërorin. Aksioni i vetëm që do të ndodhë në Kupën e Botës do të jetë në fushë… sepse autoritetet lokale thuhet se po zbatojnë një ndalim të rreptë për të ndaluar…
Një rritje e dhunës etnike në Etiopi javën e kaluar, rezultoi në vrasjen e të paktën 200 civilëve në rajonin e Oromisë të vendit. Qeveria qendrore në Addis Abeba nuk i konfirmoi menjëherë raportet, por pranoi sulmet ndaj njerëzve të pafajshëm. “Kam numëruar 230 trupa. Kam frikë se ky është…
Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan, ka thënë se SHBA-ja e kërcënoi qeverinë e tij me ‘pasoja’ nëse ai nuk hiqet nga pushteti. Khan humbi një votë mosbesimi në prill. “Në 40 vitet e fundit, udhëheqja jonë në thelb është përkulur ndaj gjithçkaje që SHBA ka kërkuar prej nesh.” – tha Khan…
Partia e Opozitës së Ukrainës – For Life (OPPL) u ndalua zyrtarisht nga një gjykatë ukrainase të hënën. Ministria e Drejtësisë njoftoi në Facebook se të gjitha asetet, pronat dhe fondet e saj do t’i kalojnë shtetit. Vendimi për ndalimin e partisë u mor nga Gjykata e Tetë Administrative e…
Australia i ka dërguar Ukrainës katër mjetet e para të blinduara M11AS4s, e do t’i dërgojë edhe dhjetë tjera. Siç raporton The Guardian, ndihma ushtarake që Australia do t’ia dërgojë Ukrainës, kap vlerën e 285 milionë dollarëve. Mjetet e blinduara janë futur në aeroplanin për transportimin e mallrave gjatë javës…
Presidenti i Këshillit Evropian ka kërkuar që Bashkimi Evropian të japë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë. Charles Michel nuk rekomandoi statusin e kandidatit për Gjeorgjinë, një tjetër shtet ish-sovjetik që kërkon pranimin në BE. Javën e ardhshme, krerët e BE-së do të vendosin nëse do t’u japin këtyre tre…
Zyra e kryeministrit izraelit Naftali Bennett njoftoi të hënën se koalicioni i tij i përbërë nga tetë parti do të shpërbëhet dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare. Zgjedhjet, që priten të mbahen në tetor ose nëntor, do të ishin të pestat në Izrael në tre vitet…
Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin ka frikë nga “shkëndija e demokracisë” që po përhapen në vendin e tij, duke shtuar se ai po përpiqej të ndante Evropën dhe të kthehej në një botë të dominuar nga sferat e ndikimit. Gjatë një interviste për gazetën “Muenchner…
Një skandal në bashkinë e Pragës bëri që ministri i arsimit i Republikës Çeke të japë dorëheqjen të dielën dhe po kërcënon stabilitetin e qeverisë së koalicionit të vendit, e cila erdhi në pushtet me një premtim për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të rivendosur demokracinë liberale. Republika Çeke merr…