Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha të premten se BE-ja është gati të shqyrtojë “masa ndëshkuese” kundër Serbisë nëse vendi nuk përputhet me kërkesat e unionit. “Brukseli po monitoron nga afër nëse Serbia përmbush kërkesat e BE-së lidhur me qetësimin e tensioneve në veri të Kosovës…
Pas sulmit të armatosur të grupit paramilitar serb në Zveçan, këshilli i Atlantikut të Veriut njofton me një deklaratë se ka autorizuar të vendosen këtë të premte forca shtesë në Kosovë. Vendimi i NATO-s vjen pesë ditë pas ngjarjeve të ndodhura në manastirin e Banjskës, ku humbi jetën edhe efektivi…
Policia e Kosovës ka kryer ditën e sotme kontrolle në të paktën pesë lokacione në tri komuna serbe në veri të vendit. “Operacioni po kryhet në lidhje me ngjarjet e fundit në fshatin Banjske,” tha policia në një deklaratë. Operacioni udhëhiqet nga njësitë përkatëse të policisë së Kosovës dhe në…
Policia e Kosovës ka nisur zbatimin e operacionit të kontrollit në pesë pika në tri komunat në veri. Kontrollet bëhet me urdhër të prokurorisë dhe në koordinim me EULEX dhe KFOR. Sot, më datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione…
Serbia do të hetojë ngjarjet që çuan në përleshje të armatosura në manastirin në Banjskë të Zveçanit, ngjarje për të cilën Kosova e fajëson Beogradin, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duke mohuar çdo përfshirje të Qeverisë serbe në këtë ngjarje. Një grup i armatosur që sipas Kosovës ishte i përbërë…
Vrasja e policit Afrim Bunjaku, shkaktoi reagime të mëdha duke e dënuar aktin terrorist të një grupi të armatosur serb. Sulmi terrorist i 24 shtatorit mbi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, alarmoi institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Lidhur me situatën në veri do të diskutohet të martën edhe në…
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë. Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion…
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) hodhi poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë se nuk është lejuar që të marrë pjesë në operacionin policor më 24 shtator në Banjskë, pasi u sulmua Policia e Kosovës. “EULEX-i në asnjë mënyrë nuk është ndaluar që të marrë pjesë…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me sulmuesit “që ishin të përfshirë në vrasjen” e tij. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mathew Miller, në pyetjen lidhur me atë se si SHBA-ja…
Ditë pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës, njohës të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor kritikuan qasjen e bashkësisë ndërkombëtare në rajon dhe thanë se hapësira e lënë nga mungesa e angazhimit të Perëndimit në rajon, përfshirë procesin e stagnuar të integrimit evropian, ka krijuar një…