Vendosni fjalën kyçe....

Ballina

“Shpejt lekët” – Grabitet filiali i Postës Shqiptare në Babrru, të dyshuarit marrin 200 mijë lekë dhe largohen me biçikleta

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:15, në Babrru. Sipas “Balkanweb”, dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë rreth 200 mijë lekë dhe janë larguar me biçikleta. Shuma e parave…

“Në mal për javë të tëra dhe në kushte të vështira” – Goditet grupi kriminal i përbërë nga shqiptarë që i ktheu pyjet e Spanjës në plantacione kanabisi

Policia spanjolle ka arrestuar 33 persona me kombësi të ndryshme, kryesisht shqiptarë, të cilët akuzohen për kultivim dhe shitje të marijuanës. Mediet spanjolle raportojnë se në operacionin e koduar ‘Albacos’, i cili ka zgjatur një vit të tërë hetimi, janë gjetur 12 plantacione në vende me akses shumë të vështirë,…

Zëdhënësi i DASH-it: Uashingtoni i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë

Departamenti i Shtetit ka reaguar lidhur me akuzat ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim, nga ish- kryeministri Sali Berisha. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price ka folur për “Zërin e Amerikës”, ku i quajtur të pajustifikuara akuzat e Berishës për ambasadoren Kim, se ajo po sillet si guvernatore në Shqipëri…

SPAK nxjerr njoftimin zyrtar për arrestimin e Lefter Kokës: “Arrest me burg” edhe për biznesmenët Klodian Zoto dhe Stela Gugalli

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka publikuar informacionin zyrtar pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Në njoftimin e SPAK-ut konfirmohet gjithashtu se është vendosur “arrest me burg” edhe për biznesmenin Klodian Zoto dhe Stela Gugallin. Gjithashtu, janë sekuestruar dy kompanitë e drejtuar prej tyre…

Arrestohet ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar nga policia pas urdhrit të SPAK.  Arrestimi i tij ka të bëjë me çështjen e incineratorëve. Urdhri për arrestimin e Kokës është firmosur nga prokurori Klodian Braho e është firmosur nga gjykatësi Erion Bani. Ish-ministri akuzohet për “shpërdorim detyre, pastrim parash e korrupsion”.…