Vendosni fjalën kyçe....

Trump ndaj Iranit: Do t’ua rrëzojmë të gjitha termocentralet dhe urat nëse nuk negociojnë


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar se do të sulmojë urat dhe termocentralet e Iranit javën e ardhshme nëse vendi nuk rikthehet në bisedime.

Komentet, të bëra në një intervistë për Fox News, u transmetuan ndërsa të dy vendet shkëmbyen zjarr për të katërtën ditë radhazi.

Më parë, Trump anuloi një kërcënim për një tarifë prej 20% për të gjitha anijet e mallrave në Ngushticën e Hormuzit, por rifilloi bllokadën e porteve iraniane, raporton BBC.

“Javën tjetër do të bëhet shumë keq për ta”, tha Trump. “Do t’ua rrëzojmë të gjitha termocentralet. Do t’ua rrëzojmë të gjitha urat nëse nuk ulen në tryezë dhe nuk negociojnë.”