
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin Vranisht–Vlorë, ku një këmbësore 80-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në qendër të fshatit Vranisht. Automjeti që drejtohej nga shtetasi A. Ll., 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren Th. Sh., rreth 80 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.