Vendosni fjalën kyçe....

“Rama jep 4 miliardë lekë për koncerte, QSUT kërkon donacione për pajisje” – Denoncimi i gazetarit Stafa


Gazetari Osman Stafa akuzoi kryeministrin Rama për keqpërdorimin e fondeve publike për financimin e koncertit të Kanye ëest, duke e krahasuar këtë vendimmarrje me problematikat në sistemin shëndetësor.

Gjatë fjalës së tij, Stafa u ndal te situata në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”duke pretenduar se ndërsa miliona lekë janë alokuar për një aktivitet artistik, spitali më i madh në vend përballet me mungesa për pajisje dhe materiale bazë mjekësore.

Sipas tij, fondet publike duhet të orientohen drejt sektorëve që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, si shëndetësia, arsimi dhe mbështetja sociale.

““Shteti shqiptar jep 4 miliardë lekë për një koncert të një këngëtari dhe sot QSUT kërkon donacione për pajisje shëndetësore! Paratë tona i çojnë për koncertin e një këngëtari të huaj! Shëndetësia nuk duhet të ketë politikë sepse bëhet fjalë për jetën, për kurimin e njerëzve! Por të arrish në një vend ku QSUT kërkon pajisje shëndetësore dhe gjëra elementare, kërkojnë donacione nga ju sepse shteti ynë nuk ka para, sepse 4 miliardë lekë i jepen një koncerti privat.Le të organizohen koncerte private, por jo me paratë e qytetarëve. Fondet publike duhet të shkojnë aty ku ka nevojë shoqëria, te shëndetësia, arsimi, familjet në nevojë dhe pensionistët”, tha Stafa.