
Kryeministri Rama ka kyccur mundësinë për të komentuar në postimet e tij në Facebook.
Në videon e fundit ku foli me superlativa për koncertin e mbrëmshëm të Kanye ëest dhe impaktin e tij në turizmin dhe imazhin e Shqipërisë, ai e ka kufizuar të komentuarit.
Pak ditë më parë ai ka akuzuar se në postimet e tij dhe ministrave e deputeëve janë angazhuar robotë e profile false për të komentuar. Ndërkohë e njëjta gjë vërehet edhe në postimet e tij dhe të ministrave e deputetëve socialistë ku qindra profile të hapura së fundmi komentojnë duke lavdëruar atë që thuhet në postime apo duke sulmuar ata që bëjnë komente kritike.
Pak ditë më parë u shfaq një mesazh i paverifikuar Arbjan Maznikut, i cili porosiste hapjen e sa më shumë profileve të reja për të komentuar pro qeverisë dhe për të sulmuar kritikuesit në atë që kryeministri Rama e ka quajtur një luftë algoritmi.
Mazniku e hodhi poshtë mesazhin duke thënë se ishte prodhuar me inteligjencë artificiale ndërsa shumë komentues, mes të cilëve edhe eksperti i teknologjisë Besmir Semanaj, deklarojnë se mesazhi është i vërtetë.
