Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, ku i drejton katër pyetje ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, lidhur me hetimin dhe dosjen penale të ngritur ndaj saj.
Kryemadhi pretendon se dosja prej 240 faqesh është ndërtuar mbi biseda telefonike të administruara në mënyrë të paligjshme dhe kërkon sqarime mbi bazën ligjore të provave.
Në reagimin e saj, ajo vë në pikëpyetje vlefshmërinë e telefonit të përdorur si provë, duke iu referuar një vendimi gjykate që, sipas saj, përcakton se pajisja nuk i përket asaj.
Po ashtu, Kryemadhi ngre dyshime edhe mbi procedurën e hapjes dhe ekspertimit të telefonit.
Postimi i Kryemadhit
ZARF I ZI PËR SPAK-un e ALTIN DUMANIT
Pretendoni se keni ndërtuar një dosje prej 240 faqesh mbi bisedat e telefonit të Monika Kryemadhit.
Por lindin disa pyetje:
1- Me vendimin nr. 481, datë 17.12.2023, gjykata vendosi se telefoni nuk është i Monika Kryemadhit.
2- Atëherë, mbi çfarë provash mbështetet akuza?
3- Nëse, përkundrazi, pretendoni se telefoni është i saj, atëherë ku është autorizimi i kërkuar sipas nenit 73 të Kushtetutës dhe nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale?
4- Me çfarë vendimi gjykate është hapur telefoni im?
Këto pyetje kërkojnë përgjigje të qarta. Shihemi ……
