Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Pazarin e Gjirokastrës, vihet nën kontroll



Paraditen e sotme në Pazarin e Gjirokastrës, pranë Postës Shqiptare, u regjistrua një zjarr ku flakët kanë përfshirë fasadën e godinës në zonën e tabelave reklamuese.

Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe kanë ndërhyrë në kohë, duke izoluar dhe shuar plotësisht flakët.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, zjarri është vënë nën kontroll pa shkaktuar dëme të tjera materiale dhe pa pasoja për banorët apo godinën.