Vendosni fjalën kyçe....

I nisën ultimatumin për pasurinë, avokati i Mario Meshinit: OFL nuk njeh limite


Pas kërkesës së OFL-së për të deklaruar pasurinë, ka reaguar avokati i Mario Meshinit, të riut të arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit.

Sipas avokatit Ulian Barjami, OFL-ja ka gabuar, pasi klienti i tij nuk është subjekt i Ligjit Special.

Avokati thekson se klienti i tij është akuzuar dhe gjykuar vetëm për veprën penale “Moskallëzim të Krimit”, jo për vrasje e sipas tij “Është tjetër gjë të akuzohesh dhe tjetër gjë të dënohesh”.

DEKLARATA E PLOTË

Ne nuk jemi subjek i Aktit Normativ Nr 1, date 31.01.2020, referuar nenit 18/1 e per me teper nenit 5 e 16. I mbrojturi prej meje eshte akuzuar dhe gjykuar per vepren penale “Maskallezim te Krimit”, parashikuar nga neni 300/1 i kodit penal
Eshte tjeter gje te akuzohesh dhe tjeter gje te denohesh.

Pra, pervec aktit normativ eshte shkelur ne menyre flagrante parimi i prezumimit te pafajsise. OFL-ja nuk njeh kufij, por merret edhe me veprat e moskallezimit te krimit.

Me kete logjike, kushdo qe ka pasur nje proces gjyqesor, edhe per kundravajtje penale apo vepra te lehta penale, mund te jete subjekt i OFL-se.

Pra, akti normativ nuk paska nevoje per dispozita. Cilesimi juridik i vepres penale eshte ndryshuar nga prokuroria dhe eshte miratuar nga gjykata.
Me konsiderate,

Av. Ulian Barjami


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *