Pas rreth katër orësh është mbyllur protesta e 36-të radhazi para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Në përfundim të tubimit, protestuesit nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa organizatorët u bënë thirrje qytetarëve të marrin pjesë edhe në protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme.
Gjatë mbylljes së protestës nuk munguan edhe mesazhet për protestuesit e arrestuar gjatë përplasjeve me policinë.
“Sot protestojmë edhe për dy shokët tanë që na ndjekin nga televizioni! Jemi me ju!”, u shpreh një prej organizatorëve para nisjes së marshimit.
