Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas dy fëmijë në Vlorë, dërgohen me urgjencë në spital


Dy fëmijë janë aksidentuar mesditën e sotme nga një makinë në Vlorë. Aksidenti mësohet se ka ndodhur në rrugën “Ali Demi”.

Dy të miturit janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komusariat.

“Në orën 12:14, në rrugën ‘Ali Demi’, Vlorë një automjet, me drejtues shtetasin A. I., 42 vjeç, ka aksidentuar dy fëmijë të mitur me iniciale B. C., dhe Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *