Vendosni fjalën kyçe....

“Trajtimi çnjerëzor e tërheqja zvarrë e qytetarëve shenja të një pushteti autokratik” – Tabaku


Deputetja e PD-së Tabaku ka dënuar dhunën e policisë ndaj protestuesve para parlamentit.

Ajo shkruan se trajtimi çnjerëzor i protestuesve, dhuna dhe tërheqja zvarrë e qytetarëve janë shenjat e një pushteti autokratik që kërkon të mbysë çdo zë kundërshtues.

Në fund Tabaku thekson se asnjë pushtet nuk e hesht dot një popull që kërkon dinjjtet, drejtësi e liri.

“Trajtimi çnjerëzor i protestuesve, dhuna dhe tërheqja zvarrë e qytetarëve janë shenjat e një pushteti autokratik që kërkon të mbysë çdo zë kundërshtues. Policia e Shtetit është aty për të garantuar rendin, sigurinë dhe të drejtat e qytetarëve, jo për të mbrojtur partinë-shtet dhe pushtetin e saj. Kur uniforma përdoret kundër qytetarit paqësor, nuk kemi më zbatim të ligjit, por përdorim politik të forcës. Asnjë pushtet nuk mund ta heshtë përjetësisht një popull që kërkon dinjitet, drejtësi dhe liri.” – shkruan Tabaku.