Vendosni fjalën kyçe....

Sot 30 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës


Sot mbahet protesta e 30-të kundër qeverisë. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi dhe diaspora t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

Protestuesit do të mblidhen në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa organizatorët paralajmërojnë vijimin e protestave deri në arritjen e këtij qëllimi.