Vendosni fjalën kyçe....

Atentat në Lezhë, breshëri plumbash drejt makinës në lëvizje


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm 30 minuta më parë në qytetin e Lezhës. Mësohet se disa persona nga një makinë kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të një automjeti tjetër që po lëvizte nga Lezha drejt Tiranës.

Brenda në makinë ndodheshin dy persona, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Për fat të mirë asnjëri nga personat që ndodheshin në makinë nuk ka mbetur i lënduar.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbulimin e atentatorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *