Vendosni fjalën kyçe....

Sot protesta e 16-të në Tiranë, mijëra qytetarë në marshim për dorëheqjen e Ramës



Në Tiranë është zhvilluar protesta e 16-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama, me pjesëmarrje të lartë qytetarësh që janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.

Protesta, e cila nisi në orën 18:00, ka vijuar për disa orë në rrugët e kryeqytetit, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit e kanë cilësuar si një ndër tubimet më masive deri më tani.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si “Edi Rama jep dorëheqjen” dhe “Atdheu nuk shitet”, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se kërkojnë ndryshim të thellë politik dhe largimin e klasës aktuale drejtuese.

Tubime të ngjashme janë raportuar edhe në qytete të tjera të vendit, përfshirë Vlorën, Durrësin, Shkodrën dhe Pogradecin, si dhe në disa shtete ku jeton diaspora shqiptare.

Protestat pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, sipas organizatorëve.