Vendosni fjalën kyçe....

“Rama largohu” – Mijëra mbushin bulevardin në ditën e 13-të të protestës


Mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardin në ditën e 13-të të protestës kundër qeverisë.

Mes protestuesve ka edhe shumë shqiptarë që kanë ardhur nga diaspora të cilët kanë kërkuar largimin e kryeministrit Rama, të cilin e bën përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhet vendi dhe shpopullimin e tij.

“Për fat të keq, pas 35 vitesh kjo klasë politike i ka sjellë vendit vetëm humbje të mëdha. Të rinjtë shqiptarë u detyruan të largohen dhe një prej tyre jam edhe unë. U largova nga Shqipëria, sepse kjo klasë politike po më shkatërronte edhe të ardhmen. Janë larguar 1 milion shqiptarë. Sot jemi në protestën e 13-të dhe shqiptarët e vërtetë janë ende këtu. I bëj thirrje Diasporës që të bashkohet për të rrëzuar këtë sistem. Avokati i Popullit, ku je? Tradhtia ka nisur që nga Londra. Rama është tradhtar kombi. Sali Berishës statusin ‘non grata’ ia jep Amerika dhe nuk ia heq Edi Rama. U ka ardhur fundi, do t’i bashkoheni Metës dhe Veliajt. Rrëzojeni këtë sistem”, deklaroi ai gjatë protestës.