Vendosni fjalën kyçe....

“Dorëhiqu” – Protesta para kryeministrisë mes fotosh e videosh


Mijëra qytetarë marshuan sot në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në protestën e dytë në Tiranë, një ditë pas asaj në Zvërncec të Vlorës.

Ata u vendosën para kryeministrisë në një tubim pa regji qendrore, ku shumë persona nga kategori të ndryshme morën fjalë.

Në qendër të fjalimeve ishin kërkesat për ndalimin e projektit në Zvërnec, anulimin e ligjit për Investimet Strategjike dhe Pakten e Maleve.

Thirrjet e protestuesve, shumica e të cilëve janë të rinj, kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe të qeverisë së tij, burgosjen e kreut të qeverisë dhe kreut të opozitës Berisha si dhe mosndalimin e protestës.

Ata bënë thirrje që të nesërmen të mblidhen edhe më shumë para kryeministrisë.