
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar trupat të lëvizin më tej në Liban në betejën kundër grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani, tha ai të dielën, pavarësisht një armëpushimi të shpallur më shumë se gjashtë javë më parë.
Luftimet në Liban kanë qenë përhapja më e gjerë e luftës së Iranit, duke zhvendosur më shumë se 1.2 milion libanezë përmes sulmeve dhe urdhrave të evakuimit izraelit që nga 2 marsi, kur Hezbollahu filloi të qëllonte me raketa dhe dronë në Izrael për të mbështetur aleatin e saj, Iranin.
Sipas qeverisë libaneze deri më tani jane vrarë më shumë se 3,370 persona. Izraeli thotë se 24 ushtarë të tij dhe katër civilë janë vrarë gjatë së njëjtës periudhë. Dhjetëra mijëra izraelitë në veri të vendit janë zhvendosur gjithashtu nga raketat dhe dronët e Hezbollahut.
Në përparimin e fundit, trupat izraelite pushtuan Kështjellën 900-vjeçare Beaufort dhe një kreshtë strategjike në Libanin jugor, tha ushtria, një ditë pas një prej ditëve më të rënda të zjarrit të Hezbollahut drejt Izraelit verior që nga armëpushimi i prillit, duke shkaktuar mbyllje dhe kufizime të shkollave.
“Unë i dhashë udhëzime (ushtrisë) që të zgjerojë manovrat e saj tokësore në Liban”, tha Netanyahu në një deklaratë.
Trupat izraelite dhe Hezbollahu kanë vazhduar të shkëmbejnë zjarr që nga armëpushimi i mesit të prillit, me Hezbollahun që ka përdorur dronë kamikazë të lirë dhe të lehtë për t’u montuar, të cilët janë të vështirë për t’u penguar nga mbrojtja ajrore dhe që kanë vrarë disa trupa izraelite në Libanin jugor, shkruan Reuters.
Ushtria izraelite tashmë kontrollonte territorin deri në lumin Litani në Liban, por trupat po shtyjnë drejt lumit Zaharani, rreth 10 km në veri.
Netanyahu tha se qëllimi i tij është të “thellojë dhe zgjerojë kontrollin tonë në vendet që ishin nën kontrollin e Hezbollahut”.