Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes me thikë në Korçë, 23-vjeçari e akuzon për një borxh të pashlyer



Policia e Korçës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme Edmond Firajn, autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 23-vjeçari, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Moravë.

Sipas informacioneve paraprake, i riu mbeti i plagosur në pjesën e barkut, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor identifikoi autorin e dyshuar dhe nisi kërkimet për kapjen e tij.

Burime bëjnë me dije se Firaj u lokalizua një ditë pas ngjarjes dhe, në momentin e arrestimit, ndodhej në gjendje të dehur. Për këtë arsye, ai u dërgua fillimisht në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë.

Lidhur me rrethanat e konfliktit, 23-vjeçari ka deklaruar se autori i dyshuar i kishte një shumë parash borxh. Sipas tij, ai kishte shkuar në fshatin Moravë për t’i kërkuar kthimin e parave, por debati mes tyre është përshkallëzuar në konflikt fizik, duke përfunduar me përdorimin e thikës.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e të gjitha rrethanave që çuan në plagosjen e të riut.