
Disa krerë burgjesh në vend janë ndryshuar pas disa kontrollesh ditët e fundit ku janë gjetur sende të ndaluara si telefona, alkool e lëndë narkotike. Klodjan Myrto është emëruar drejtor i burgut të Reçit, duke zëvendësuar Algert Çekrezin, shkruan Shqiptarja.
Në burgun 313 është emëruar Arjan Bozhaj, ndërsa Alban Zela është komanduar në krye të burgut të Rrogozhinës, pas pezullimit nga detyra të Bilal Hasës.
Në burgun e Elbasanit, Markiz Sallufi është emëruar shef i paraburgimit, duke zëvendësuar Qazim Hoxhën.