
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka deklaruar se qeveria shqiptare dhe Partia Socialiste nuk kanë penguar asnjëherë drejtësinë, duke iu përgjigjur pyetjeve për raportet me institucionet e drejtësisë dhe procesin e integrimit në BE.
Në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Koçiu u pyet lidhur me çështjen e hapur ndaj ish-paraardhëses së saj, Belinda Balluku, si dhe për qëndrimin e mazhorancës në Kuvend për çështje që lidhen me drejtësinë.
Ajo u shpreh se miratimi i raportit të IBAR dëshmon, sipas saj, se institucionet dhe mazhoranca kanë vepruar në një qasje konstruktive dhe nuk kanë cenuar punën e drejtësisë.
Koçiu shtoi se pretendimet për pengim të drejtësisë janë, sipas saj, interpretime të gabuara dhe aludime politike, ndërsa theksoi angazhimin e qeverisë për përmbylljen e procesit të negociatave me Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade.