
Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajrami, një prej festave më të rëndësishme të fesë islame.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar edhe një video nga Xhamia e Namazgjasë në Tiranë.
“Ditë e bekuar, natë e ndritshme. Gëzuar Kurban Bajramin”, shkruan kryeministri në mesazhin e tij urues.