Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllja e shkollave në Itali, qeveria do paguajë prindërit të kujdesen për fëmijët në shtëpi


Pas vendimit që e kthen të gjithë Italinë në karantinë, qeveria ka vendosur të paguajë njërin nga prindërit që të kujdeset për fëmijët nën 12 vjeç për 12 ditë më të paktën 30% të rrogës ditore për çdo ditë qëndrimi.

Një tjetër mundësi që pritet të ofrohet nga qeveria është edhe një shumë prej 600 eurosh në muaj për familjet që kanë fëmijë nën 12 vjeç, në mënyrë që për ta të kujdeset një kujdestare.

Aktualisht Italia është vendi i dytë më i prekur në botë nga koronavirusi me më shumë se 7 mijë persona të prekur e me 463 viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *