Vendosni fjalën kyçe....

12 masa sigurimi në Sarandë për ndërtime pa leje dhe shpërdorim detyre, mes të arrestuarve policë dhe biznesmenë


Prokuroria pranë Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurimi ndaj zyrtarëve lokalë, punonjësve të policisë dhe biznesmenëve, në kuadër të një hetimi për shpërdorim detyre dhe ndërtime të paligjshme në qytetin e Sarandë.

Sipas njoftimit zyrtar, masat janë dhënë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, në vijim të hetimeve për procedimin penal nr. 304 të vitit 2026.

Deri tani janë ekzekutuar masat ndaj katër personave:

B.T., ish-shef i Seksionit të Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest në shtëpi”;

K.S., ndihmës specialist i policimit në komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest në burg”;

K.SH., po ashtu ndihmës specialist i policimit në komunitet, ndaj të cilit është vendosur masa “arrest në burg”;

A.P., pronar i hotelit Hotel Oasis, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest në burg” për ndërtim të paligjshëm.

Prokuroria bëri të ditur se po vijon puna për ekzekutimin e tetë masave të tjera të sigurisë.

Në reagimin zyrtar thuhet se hetimet do të vijojnë për të identifikuar çdo rast të mundshëm abuzimi dhe për të individualizuar përgjegjësit, jo vetëm në radhët e policisë, por edhe në institucione të tjera përgjegjëse.

“Prokuroria vijon hetimet për identifikimin e çdo rasti, dokumentimin e plotë të faktit penal dhe individualizimin e përgjegjësisë të çdo punonjësi të Komisariatit të Policisë Sarandë por dhe çdo institucioni tjetër përgjegjës”, thuhet në njoftim.