Vendosni fjalën kyçe....

Inceneratori i Elbasanit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-ministrin Koka e tetë të tjerë


Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-zyrtarin e ministrisë Alqi Bllako si dhe shtatë të dënuarit e tjerë lidhur me dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë

“Lënien në fuqi të vendimit nr. 43 (87-2024-321), datë 08.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Të gjithë emrat e përfshirë në vendim:

Përveç ish-ministrit Lefter Koka dhe Alqi Bllakos, vendimi i Gjykatës së Lartë rrezoi rekurset dhe la në fuqi dënimet edhe për personat e tjerë të përfshirë në këtë proces, konkretisht:

Pëllumb Abeshi

Bardhyl Cabiri

Serafin Papa

Jonida Zeqo

Mirel Mërtiri (në mungesë)

Stela Gugallja (në mungesë)

Klodian Zoto (në mungesë)

Si dhe për dy subjektet juridike, shoqëritë “ALBTEK ENERGY” SH.P.K dhe “INTEGRATED TECHNOLOGY SERVICES” SH.P.K.