Vendosni fjalën kyçe....

Mediu takon Melonin në Romë: Ramë dakord për mbështetjen nga Konservatorët evropianë për një koalicion të gjerë të djathtë


Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim në Romë me kryeministren e Italisë Xhorxhia Meloni.

Takimi është kryer gjatë mbledhjes së Këshillit të Konservatorëve Evropianë gjatë së cilit Mediu ka kërkuar prej Melonit angazhimin personal në mbështetje të opozitës dhe nevojës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Mediu thotë se Meloni theksoi gjatë mbledhjes së Ballkani duhet të integrohet në BE.

Kënaqësi të takoja Kryeministren Meloni në Romë gjatë mbledhjes së Këshillit të ECR(Konservatorëve Evropian) , anëtar i të cilit jam si kryetar i Partisë Republikane.

Gjatë takimit me kryeministren Meloni i kërkova angazhimin e ECR dhe personal të saj në mbështetje të opozitës dhe nevojës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Po ashtu mbështetjen e Italisë për zgjidhjen e konflikteve në veri të Kosovës të provokuar nga Serbia.

Me kryeministren Meloni ramë dakord për mbështetjen nga ECR dhe Frateli Di Italia të një koalicioni të gjerë opozitar me ide të qarta të djathta.

Meloni theksoi se Ballkani duhet të demokratizohet dhe të bëhet pjesë e BE.

Shmangia e konflikteve të ndikuara nga influencat Ruse dhe Kineze janë imediate dhe Italia ka qenë dhe ngelet shumë e angazhuar në mbështetjen e Ballkanit.

Në Romë u takova me Ministrin Fidanza deputetë nga Italia, Gjermani, Spanja dhe Kroacia”-bën me dije Mediu.