Vendosni fjalën kyçe....

Bashkitë rritën shpenzimet për personel pas reformës së decentralizimit, kryeson Tirana


Pesë vite nga reforma e decentralizimit, të dhënat tregojnë se komponenti i shpenzimeve të personelit ka rritur peshën e tij në buxhetet vendore, nga mesatarisht rreth 19.1% në periudhën 2010-2015 në mesatarisht me rreth 25.1% në periudhën 2016- 2020.

Në analizën për ecurinë e financave vendore për vitin 2020, Co -Plan Instituti për Zhvillimin e Habitatit, evidenton se, Reforma Territoriale kishte si qëllim të drejtpërdrejtë rritjen së eficiencës në administrimin e burimeve në dispozicion.

Në vitin 2020, shpenzimet e personelit totale (me fonde të veta dhe të kushtëzuara) përfaqësuan rreth 25.4% të shpenzimeve totale të kryera nga 61 bashkitë, ndër të cilat rreth 97% të mbuluara me fonde të veta të bashkive. Mesatarisht, kosto për një të punësuar në bashki ishte rreth 54,324 lekë në muaj në vitin 2020.

Kosto mesatare për të punësuar regjistron nivelin më të lartë në bashkitë Tiranë, ndjekur nga bashkitë Belsh, Kamzë, Vlorë, Elbasan, Durrës, Gramsh, Krujë etj.

Në të kundërt, kosto mesatare për të punësuar shënon nivelin më të ulët në bashkinë Këlcyrë, ndjekur nga bashkitë Përmet, Divjakë, Pustec, Vorë, Pogradec etj.

Në 17/61 bashki, kosto mesatare për të punësuar rezulton të jetë mbi mesataren e 61 bashkive, në 4/61 bashki pranë nivelit mesatar dhe në 40 /61 bashki nën nivelin mesatar të 16 bashkive.

Për vitin 2020 numri total i punonjësve në 61 bashkitë në vend ishte afërsisht 34,047 të punësuar, në rritje me rreth 2.7% krahasuar me një vit më parë (apo rreth 901 punonjës më shumë). Rreth 50% e shtesës së të punësuarve në vitin 2020, u punësuan nga bashkia Tiranë, ndjekur nga bashkitë Pogradec (+130 të punësuar), Durrës (+81 të punësuar), Mat (+46 të punësuar), Vau i Dejës (+38 të punësuar) etj.

Në të kundërt, numri i të punësuarve është pakësuar ndjeshëm në bashkitë Dibër (-63 të punësuar), Kamzë (-53 të punësuar), Lezhë (-52 të punësuar) etj. Në raport me numrin e të punësuarve mesatar vjetor në sektorin shtetëror, të punësuarit në 61 bashkitë në vend përfaqësuan rreth 19.4% ndaj totalit. Ndërsa, krahasuar me numrin total të punonjësve në qeverisjen qendrore për vitin 2019, të punësuarit në nivel vendor (61 bashki) përfaqësuan rreth 41.4%.

Punësimi për banore, niveli i më i ulët në Kamzë, më i larti në Dropull

Numri i të punësuarve në bashki paraqitet ngushtësisht i lidhur me përmasën e bashkisë në terma të numrit të popullsisë.

Në bashkitë e mëdha gjendet i përqendruar numri më i lartë i të punësuarve: të punësuarit në bashkinë Tiranë përfaqësuan rreth 21.2% të të punësuarve total, ndjekur nga bashkia Durrës me rreth 4.9% të tyre.

Në bashkinë Elbasan dhe Fier janë të punësuar respektivisht 4% dhe 3.8% e të punësuarve total në nivel bashkie ndjekur nga bashkitë Vlorë (3%), Korçë (3%), Shkodër (2.8%), Lushnje (2.6%) etj.

Një tregues i përdorur gjerësisht në literaturë për të vlerësuar mbi nivelin e ofrimit të shërbimeve publike vendore është numri i të punësuarve për 1,000 banorë.

Niveli mesatar i treguesit për 61 bashkitë në vend vlerësohet në rreth 12 punonjës për 1,000 banorë, me një nivel minimal prej rreth 6 të punësuar për 1,000 banorë në bashkinë Kamëz dhe nivel maksimal prej rreth 38 të punësuar për 1,000 banorë në bashkinë Dropull.

Numri mesatar i të punësuarve për 1,000 banorë vlerësohet të qëndrojë nën nivelin referencë të përdorur nga Banka Botërore prej më pak se 25 punonjës për 1,000 banorë. Krahasuar me nivelin referencë të përdorur nga Banka Botërore prej më pak se 25 punonjës për 1,000 banorë, rezulton se 54 bashki kanë një nivel më të ulët se referenca dhe 2 bashki kanë një nivel të punësuarish për 1,000 banorë pranë vlerës referencë.

Në të kundërt, 5/61 bashki qëndrojnë mbi këtë nivel reference, duke sugjeruar për mbi-ngarkesë të punonjësve bashkiakë në raport me popullsinë e bashkisë.

Rreth 37/61 bashki në vend rezultojnë të regjistrojnë një nivel të këtij treguesi mbi mesataren kombëtare si bashkitë: Dropull (38 punonjës për 1,000 banorë), Këlcyrë (31 punonjës për 1,000 banorë), Përmet (29 punonjës për 1,000 banorë), Fushë Arrëz (29 punonjës për 1,000 banorë), Skrapar (28 punonjës për 1,000 banorë), Tepelenë (25 punonjës për 1,000 banorë), Pukë (25 punonjës për 1,000 banorë) etj.

Në të kundërt, në bashkitë Kamze, Shkodër, Krujë, Kurbin, Durrës, Cërrik etj. regjistrohet një nivel të punësuarish për 1,000 banorë ndjeshëm nën mesataren kombëtare.

Në bashkitë Belsh, Berat, Bulqizë, Cërrik, Delvinë, Devoll, Dibër, Divjakë, Dropull, Durrës, Elbasan, Fier, Finiq, Fushe-Arrëz, Gjirokastër, Gramsh, Has, Himarë, Kamzë, Kavajë, Këlcyre Klos, Kolonjë, Konispol, Korçë, Krujë, Kuçovë, Kukës, Kurbin, Lezhë, Libohovë, Librazhd, Lushnjë, Malësi e Madhe, Maliq, Mallakastër, Mat, Memaliaj, Mirditë, Patos, Peqin, Përmet, Pogradec, Poliçan, Përrenjas, Pukë, Pustec, Rrogozhine, Roskovec, Sarandë, Selenicë, Shijak, Shkodër, Skrapar, Tepelenë, Tiranë, Tropojë, Ura Vajgurore, Vau Dejës, Vlorë Vorë kanë të punësuar për 1000 banorë Vlera referencë Bankës Botërorë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *