
Edicioni i 70-të i “Eurovision 2026” u mbyll me triumfin e Bullgarisë.
Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis Kallaçi me këngën “Nan”, arriti të kualifikohej në finale dhe e përfundoi garën në vendin e 13-të me gjithsej 145 pikë.
Nga televotimi, Shqipëria siguroi 85 pikë, ndërsa Portugalia ishte shteti që i dha vlerësimin maksimal prej 12 pikësh. Mali i Zi e mbështeti me 10 pikë.
Nga ana tjetër, Shqipëria i akordoi 12 pikët e saj Italisë, por nuk mori asnjë pikë nga ky shtet. Ndërsa Greqia e vlerësoi Shqipërinë me vetëm 1 pikë.