Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në një banesë në Maliq, nuk raportohen të lënduar



Një banesë në fshatin Vlocisht, bashkia Maliq, u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje ndërhynë dy mjete zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij në banesat pranë. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik të amortizuar.